Bota

Video nga fundosja e anijes "Rubymar" nga sulmi i Houthive në Detin e Kuq

Rubymar po lundronte nën flamurin e Belizes dhe mbante afërsisht 40,000 ton pleh. Rubymar shkaktoi një rrjedhje menjëherë pasi u sulmua nga Houthis me raketa dhe që atëherë ka pasur shqetësime të forta për katastrofën mjedisore në zonë.

2 Mars 2024, 21:00 Nga S.N
Video nga fundosja e anijes "Rubymar" nga sulmi i Houthive në
Foto nga vendngjarja

JEMEN- Video dokument i fundosjes së anijes tregtare Rubymar e cila u braktis në jug të Detit të Kuq pasi u shënjestrua nga rebelët Houthi më 18 shkurt

Rubymar po lundronte nën flamurin e Belizes dhe mbante afërsisht 40,000 ton pleh. Rubymar shkaktoi një rrjedhje menjëherë pasi u sulmua nga Houthis me raketa dhe që atëherë ka pasur shqetësime të forta për katastrofën mjedisore në zonë.

“Rubymar” 127 metra i gjatë ishte nisur drejt portit të Varnës në Bullgari. Marina britanike ishte informuar për sulmin dhe siç raportohet ekuipazhi u evakuua dhe sipas Autoritetit Portual të Xhibutit mbërriti i sigurt në tokë.

jemen houthi anijet

Sondazh

Poll