Politike

Kantieri i Automotoparkut në Elbasan, Rama: Një promovim i madh për të gjithë Shqipërinë

Sipas Ramës, ky projekt është një hapësirë e re cilësore edhe për rritjen e sigurisë rrugore.

2 Mars 2024, 13:41 Nga M.B
Kantieri i Automotoparkut në Elbasan, Rama: Një promovim i madh
Edi Rama

ELBASAN- Kryeministri Edi Rama ka inspektuar nga afër sot kantierin e Automotoparkut në Elbasan. Sipas Ramës, ky projekt është një hapësirë e re cilësore edhe për rritjen e sigurisë rrugore.

Ai shton se kjo është një mundësi e re e jashtëzakonshme për sportet automotoristike, si edhe eventet ndërkombëtare të niveleve më të larta.

“Është një promovim shumë i madh për të gjithë Shqipërinë, kështu që duhet të bëjmë paralelisht dhe një projekt për të gjithë sistemimet rreth e rrotull, që do të thotë dhe për shtëpitë rreth e rrotull, për peisazhin, mbjellje pemësh, një pamje që të jetë e gjitha një pamje e një vendi tërheqësh. Duhet pasur parasysh që të gjithë segmentet me anën estetike të lartë”, tha ndër të tjera Rama.

automotoparkut në elbasan

Sondazh

Poll