Politike

Parku i Butrintit/ Kumbaro: Fondi shqiptaro-amerikan nuk është ndërmarrje private, të ardhurat do të riinvestohen

Ajo më tej shtoi se janë fondacionet kulturore ato që i krijojnë mundësi një siti të trashëgimisë kulturore që të krijojë të ardhura dhe ato të ardhura t’i riinvestojnë.

2 Mars 2024, 18:17 Nga N.F
Parku i Butrintit/ Kumbaro: Fondi shqiptaro-amerikan nuk është
Mirela Kumbaro

TIRANË- Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ka folur në lidhje me punimet në parkun e Butrintit. Kumbaro e ftuar në emisionin “Kjo javë” në News 24 tha se synimi për punimet në parkun arkeologjik të Butrintit është që të ardhurat të riinvestohen. 

Ajo më tej shtoi se janë fondacionet kulturore ato që i krijojnë mundësi një siti të trashëgimisë kulturore që të krijojë të ardhura dhe ato të ardhura t’i riinvestojnë.

“Gjërat janë shumë të qarta që në vitin 2018 dhe jep mundësi që kultura ose trashëgimia kulturore nuk mund të jetë thjesht një dekor. Një nga mënyrat janë edhe fondacionet, të cilat nuk do të thotë se janë ndërmarrje private.

Janë fondacione kulturore që i krijojnë mundësi një siti të trashëgimisë kulturore që të krijojë të ardhura dhe ato të ardhura t’i riinvestojë brenda për brenda dhe fondacioni është një formë menaxhimi që e krijon këtë mundësi.

Ky fondacioni i Ministrisë së Kulturës në abshkëpunim me Fondacionin shqiptaro-amerikan që ka derdhur miliona, jep donacion për t’u riivenstuar për shërbime më të mira për parkun arkeologjik të Butrintit. Rolin themelues, menaxhues dhe autoritetin e Ministrisë së Kulturës e kemi të garantuar si në ligjin për trashëgiminë kulturore ashtu edhe për ligjin e dedikuar”, theksoi ajo.

kumbaro butrinti riinvestim

Sondazh

Poll