Politike

Ministri Hasani takim me homologun nga Azerbajxhani në Antalia: Heqja e vizave dhe hapja e ambasadave do të nxisin bashkëpunimin

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Hasani thotë se ata vlerësuan agjendën pozitive të marrëdhënieve dypalëshe mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit.

2 Mars 2024, 11:03 Nga M.B
Ministri Hasani takim me homologun nga Azerbajxhani në Antalia: Heqja e
Igli Hasani dhe Jeyhun Bayramov

ANTALIA- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka zhvilluar një takim me homologun nga Azerbajxhani Jeyhun Bayramov, gjatë punimeve të Forumit të Diplomacisë në Antalia. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Hasani thotë se ata vlerësuan agjendën pozitive të marrëdhënieve dypalëshe mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit.

Ministri shton se marrëveshja për heqjen e vizave e nënshkruar dje, hapja e ambasadave në Tiranë dhe së shpejti në Baku do të nxisin edhe më tej kontaktet mes njerëzve, bashkëpunimin në turizëm, ekonomi dhe fusha të tjera me interes të përbashkët.

"Takim miqësor me homologun e Republikës së Azerbajxhanit, Jeyhun Bayramov, gjatë punimeve të Forumit të Diplomacisë në Antalia. Vlerësuam agjendën pozitive të marrëdhënieve dypalëshe mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit, si dhe vazhdimësinë e dialogut intensiv politik, gjatë vizitës së fundit të Kryeministrit Edi Rama në Baku. Marrëveshja për heqjen e vizave e nënshkruar dje, hapja e ambasadave në Tiranë dhe së shpejti në Baku do të nxisin edhe më tej kontaktet mes njerëzve, bashkëpunimin në turizëm, ekonomi dhe fusha të tjera me interes të përbashkët", shkruan Hasani.

igli hasani

Sondazh

Poll