Sport

VIDEO / Donnarumma shpëton PSG-n nga humbja…!

Pas këtij barazimi, Monaco renditet në vend të tretë me 42 pikë, teksa PSG kryeson me 55 pikë.

1 Mars 2024, 23:15 Nga DOSJA
VIDEO / Donnarumma shpëton PSG-n nga humbja…!

FRANCE - Monaco – Paris Saint-Germain ndajnë pikët në takimin e vlefshëm për javën e 24-ët të Ligue 1. Pavarësisht tentativave të shumta nga të dyja skuadrat, ndeshja e luajtur në “Stade Louis II” përfundoi me barazimin 0-0.

Vendasit provuan të gjenin rrugën drejt rrjetës në minutën e 25-të, por ai gol i Ben Yedder u anulua për pozicion të parregullt pas verifikimit në VAR. Ashtu si në fraksionin hapës edhe në pjesën e dytë rastet ishin të shumta, por rruga drejt rrjetës nuk u gjet as nga Monaco dhe as nga PSG-ja.

Sa i përket Kylian Mbappe, francezi e nisi sfidën nga minuta e parë, por luajti për vetëm 45 minuta, pasi u zëvendësua pas pushimit mes pjesëve. Pas këtij barazimi, Monaco renditet në vend të tretë me 42 pikë, teksa PSG kryeson me 55 pikë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll