Aktualitet

"Dita e parë dhe e fundit e punës"/ Shpërthim në Lushnje, babë e bir humbën jetën, i riu sapo ishte kthyer nga emigracioni

Të dy ata ndodheshin në një vinç dhe aksidentalisht prekën telat e tensionit të lartë, lëvizje e cila i mori jetën.

1 Mars 2024, 21:17 Nga M.B
"Dita e parë dhe e fundit e punës"/ Shpërthim në
Foto nga vendi i ngjarjes

LUSHNJE- Një shpërthim i fuqishëm u regjistrua ditën e sotme rreth orës 15:30 në një magazinë në ndërtim në Lushnje, e cila ishte në pronësi të deputetit të PS, Bujar Çela. Nga ky shpërthim u regjistruan disa të plagosur, mes tyre dhe vetë deputeti Çela. Ky i fundit iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Nga kjo ngjarje humbi jetën vinçieri Roland Hoxha dhe pas tij, rrugës për në spital mësohet se ka ndërruar jetë dhe i biri, Lidion Hoxha pasi kishte marrë në trup djegie të shkallës së tretë. Të dy ata ndodheshin në një vinç dhe aksidentalisht prekën telat e tensionit të lartë, lëvizje e cila i mori jetën. I riu kishte vetëm pak kohë që ishte kthyer nga emigracioni. Sot ishte dita e parë e punës për të dy, por ata nuk e dinin që kjo do të ishte edhe dita e fundit.

Ndërkohë 7 pacientët e tjerë ende janë në spitalin e Lushnjes dhe mendohet se ndonjëri prej tyre mund të dërgohet drejt spitalit memorial të Fierit. Paraprakisht dyshohet se shkak për shpërthimin është bërë një vinç që ka prekur linjën e tensionit të lartë. Gjithashtu mësohet se mes të dëmtuarve nga shpërthimi në Lushnje është dhe nënkryetari i Bashkisë Elton Koreshi.

shperthimi ne lushnje deputeti i ps

Sondazh

Poll