Aktualitet

Ngjarja në magazinën në Lushnje, banorët: Ishte shpërthim shumë i fuqishëm, llamarinat u ngritën në ajër

Nga kjo ngjarje humbi jetën vinçieri Landi Verçani dhe pas tij, rrugës për në spital mësohet se ka ndërruar jetë dhe i biri, pasi kishte marrë në trup djegie të shkallës së tretë.

1 Mars 2024, 19:32 Nga M.B

 

Ngjarja në magazinën në Lushnje, banorët: Ishte
Foto nga vendi i ngjarjes

LUSHNJE- Një shpërthim i fuqishëm u regjistrua ditën e sotme në një magazinë në ndërtim në Lushnje, e cila ishte në pronësi të deputetit të PS, Bujar Çela. Nga ky shpërthim u regjistruan disa të plagosur, mes tyre dhe vetë deputeti Çela. Ky i fundit iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale. Nga kjo ngjarje humbi jetën vinçieri Roland Hoxha dhe pas tij, rrugës për në spital mësohet se ka ndërruar jetë dhe i biri, pasi kishte marrë në trup djegie të shkallës së tretë.

Shpërthimi ka shkaktuar edhe dëme në banesat dhe bizneset përreth. 

“Ishim në dyqan dhe dëgjuam shpërthimin. Tronditja ishte e fuqishme. Dëmi në dyqan është shumë i madh. Pjesa e biznesit ka dëmtime ashtu edhe pjesa e shtëpisë. Janë dëme të papara. Shpërthimi zgjati pak sekonda por ishte shumë i fuqishëm. Nuk e kuptuam nga erdhi dhe fillimisht se plasi bombola”, tha një pronar biznesi aty pranë.

Po ashtu banorët e zonës janë shprehur të tronditur, duke treguar se shpërthimi ka qenë tejet i fortë teksa tregojnë përjetimet e tyre.

“Isha në servis kur ndodhi. Ishte shpërthim shumë i fuqishëm”, tregoi një person.

“Shumë e frikshme, dëgjova vetëm zhurmë. Llamarinat u ngritën në ajër”, tha një tjetër dëshmitar në zonë.

Ndërkohë lidhur me ngjarjen 7 pacientët e tjerë ende janë në spitalin e Lushnjes dhe mendohet se ndonjëri prej tyre mund të dërgohet drejt spitalit memorial të Fierit. Paraprakisht dyshohet se shkak për shpërthimin është bërë një vinç që ka prekur linjën e tensionit të lartë. Gjithashtu mësohet se mes të dëmtuarve nga shpërthimi në Lushnje është dhe nënkryetari i Bashkisë Elton Koreshi. 

 

 

shperthimi ne lushnje deputeti i ps

Sondazh

Poll