Sport

STATISTIKA/ Golashënuesit më të mirë dhe "shërbëtorët" më të mirë të dekadës: Leo Messi i dyti në gola, i pari në asistime…

Cilët janë golashënuesit dhe 'shërbyesit' më të mirë të dhjetë viteve të fundit në pesë ligat kryesore të Evropës?

1 Mars 2024, 12:17 Nga DOSJA

STATISTIKA/ Golashënuesit më të mirë dhe

ANGLI - Të shumtë janë futbollistët që në dhjetë vitet e fundit kanë “gjakur” në rrjetat  kundërshtare. Të shumtë janë edhe ata që në këtë dekadë kanë arritur të “thyejnë” mbrojtjen kundërshtare me pasime vertikale fantastike.

Është edhe Lionel Messi që i bën të dyja. ‘Trasnfermarkt’ u ul dhe bëri dy lista të ndryshme të dhjetë futbollistëve që kanë shënuar më shumë gola në dekadën e fundit në “Top 5” ligat dhe dhjetë lojtarët që kanë krijuar më shumë për shokët e tyre.

Lewandowski është i pari në golat vrasës

Lionel Messi është në dy të parët në të dyja listat. E para, në asistime dhe e dyta në gola. Në listën e golave, Robert Lewandowski kryeson listën me 407 gola në 478 ndeshje, me Messin në vendin e dytë me 30 gola më pak. I treti është Cristiano Ronaldo me 350 gola, i katërti Harry Kane me 309 dhe i pesti Kylian Mbappe me 271 gola.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Transfermarkt (@transfermarkt_official)

“Shërbëtori” më i mirë i decades: Messi, një frymë më pas De Bruyne

Në asistime dominon Messi dhe ndonëse ka një vit që është larguar nga Evropa, sërish është në krye me 203 krijime për bashkëlojtarët. Sigurisht, ai pritet të bjerë nga maja së shpejti, pasi i dyti, Kevin De Bruyne, e pason me vetëm një asistim më pak. I treti në listën përkatëse është stabili Thomas Miller me 183, i katërti është Angel Di Maria me 155, ndërsa Neymar mbyll pesëshen e parë me 141 asistime.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Transfermarkt (@transfermarkt_official)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll