Sport

VIDEO / Ja si ra tifozi në “Stamford Bridge”…ai ishte një hooligan i njohur nga policia!

Leeds njoftoi se huligani ishte ende i pezulluar nga klubi i tyre. Sakaq, 33-vjeçari më herët në moshën 16-vjeçare kishte marrë një pezullim trevjeçar nga stadiumet, po për arsye të dhunës.

1 Mars 2024, 11:43 Nga DOSJA

VIDEO / Ja si ra tifozi në “Stamford Bridge”…ai ishte

ANGLI - Ndeshja e FA Cup mes Chelsea dhe Leeds United e përfunduar me shifrat 3-2, mori një vëmendje të veçantë pasi në momentin kur miqtë shënuan golin e parë, një prej tifozëve u rrëzua nga kati i dytë i Stamford Bridge.


Mjekët ndërhynë menjëherë duke e dërguar në spital personin në fjalë (mbetet nën kujdesin e mjekësve) teksa së fundmi vijnë edhe informacione të reja. Sipas mediave britanike, personi që u rrëzua nga lartësia është një 33-vjeçar me një historik të errët sa i takon pjesës së tifozerisë në Angli.

Bëhet fjalë për një huligan i cili në vitin 2012 ishte futur në fushë dhe kishte goditur me grusht potierin e Sheffield Wednesay. Në atë kohë, 33-vjeçari u dënua me katër muaj burg si dhe mori një pezullim gjashtëvjeçar për të mos u lejuar në stadium.

VIDEO / Ja si ra tifozi në “Stamford Bridge”…ai ishte

Së fundmi, Leeds njoftoi se huligani ishte ende i pezulluar nga klubi i tyre. Sakaq, 33-vjeçari më herët në moshën 16-vjeçare kishte marrë një pezullim trevjeçar nga stadiumet, po për arsye të dhunës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll