Art&Argëtim

"Shtëpia nuk është vendi për të veshur rroba"/ Bradley Cooper shpjegon fiksimin e tij ndaj lakuriqësisë

Aktori zbuloi gjithashtu se ai dhe vajza gjashtëvjeçare Lea të cilën e ka me ish-partneren Irina Shayk bisedojnë rregullisht teksa ai është në tualet.

29 Shkurt 2024, 19:57 Nga S.B
"Shtëpia nuk është vendi për të veshur
Bradley Cooper

SHBA- Aktori i njohur Bradley Cooper është plotësisht dakord me idenë për të ecur lakuriq në shtëpi. Aktori dhe regjisori tregon se u rrit me një baba që ishte gjithmonë nudo në shtëpinë e tyre. Duke u shfaqur në podcastin e ‘Dax Shepard's Armchair Expert’, pasi drejtuesi tha se familja e tij ishte "lakuriq gjatë gjithë kohës", Bradley tha: Edhe unë.

I dashuri 49-vjeçar i modeles 28-vjeçare Gigi Hadid shtoi: Dhe meqë ra fjala, unë isha i tillë. Jo me mamin por me babin. Babai im ishte gjithmonë nudo, gjithmonë bëja dush me të.

Dax pyeti: Dhe je mjaft rehat nudo?

I ftuari i tij u përgjigj: Plotësisht.

Aktori zbuloi gjithashtu se ai dhe vajza gjashtëvjeçare Lea të cilën e ka me ish-partneren Irina Shayk bisedojnë rregullisht teksa ai është në tualet. Por pavarësisht se u rrit në një shtëpi indiferente ndaj lakuriqësisë, Bradley pranoi se nuk do të kishte pasur biseda kaq intime me babanë e tij Charles, i cili vdiq nga kanceri në 2011.

bradley cooper

Sondazh

Poll