Bota

76 % e francezëve janë kundër dërgimit të trupave në Ukrainë/ Sondazhi tregon numër të lartë kundërshtimi edhe nga mbështetësit e Macron

Nga ky sondazh është vënë re se një përqindje më ë larte e atyre që kundërshtojnë idenë e Macron janë votuesit e djathtë. Ndërsa votuesit e partisë së Macron janë kundër në një masë 68%.

29 Shkurt 2024, 18:33 Nga S.N
76 % e francezëve janë kundër dërgimit të trupave
Emmanuel Macron

FRANCË- Sipas një sondazhi 76% e francezëve janë kundër dergimit të trupave në Ukrainë. Sondazhi u publikua nga televizioni francez CNews.

Nga ky sondazh është vënë re se përqindja më ë larte e atyre që kundërshtojnë idenë e Macron janë votuesit e djathtë. Ndërsa votuesit e partisë së Macron janë kundër në një masë 68%.

Ky numër i madh votuesish që janë kundër është homogjen pra nuk ka dallim socio-profesional apo gjinor. Ndërsa nga profili moshor vihet re se të anketuarit e moshës 50-64 vjeç shfaqin kundërshtim 13 % më të lartë se ata të moshës 18-24 vjeç.

emmanuel macron france

Sondazh

Poll