Bota

Asnjë makinë funerale nuk merr përsipër të transportojë trupin e Alexey Navalnyt/ Persona të panjohur kërcënojnë agjencitë për të bllokuar ceremoninë

Alexei Navalny i cili vdiq në një burg të Rusisë do të varroset në Moskë ditën e nesërme, gjithashtu do të mbahet dhe një ceremoni mortore në kishë në lagjen ku jetonte familja e tij. Pas tubimeve për drejtësi për vdekjen e Navlanyt nga mbështetësit e tij, të cilët Rusia i ka quajtur si ekstremistë të SHBA-së, në varrim do të ketë forca të shumta policie.

29 Shkurt 2024, 18:14 Nga S.N
Asnjë makinë funerale nuk merr përsipër të
Alexei Navlany

RUSI- Përpjekjet për të gjetur makinë funerale për të transportuar trupin e pajetë të opozitarit rus Alexei Navalny në Moskë, janë bllokuar nga njerëiz të panjohur. Në një postim në rrjetin social X përpafësuesja e Navalnyt, Kira Jarmis tha se agjencitë funerale nuk po marrin përsipër tranportimin e trupit të tij për shkak të kërcënimeve nga persona të panjohur.

“Në fillim nuk na lejuan të merrnim me qira një sallë ceremonie për lamtumirën e Alexeit. Tani që shërbimi i varrimit duhet të bëhet thjesht në kishë, shtëpitë e varrimit na thonë se asnjë makinë e varrimit nuk do të pranojë ta transportojë trupin e tij atje”, shkruan Jarmis në X.

Alexei Navalny i cili vdiq në një burg të Rusisë do të varroset në Moskë ditën e nesërme, gjithashtu do të mbahet dhe një ceremoni mortore në kishën e lagjes ku jetonte familja e tij. Pas tubimeve për drejtësi për vdekjen e Navlanyt nga mbështetësit e tij, të cilët Rusia i ka quajtur si ekstremistë të SHBA-së, në varrim do të ketë forca të shumta policie. Gruaje e Navalnyt, Yulia u shpreh se nuk ishte e sigurt nëse funerali do të jetë e i qetë apo nëse policia do të arrestojë të pranishmit.

Aleatët e Navalny akuzuan presidentin Vladimir Putin se e vranë atë, sepse lideri rus thuhet se nuk mund të duronte mendimin se Navalny mund të lirohej në një shkëmbim të mundshëm të të burgosurve. Ata nuk kanë paraqitur asnjë provë për të mbështetur këtë akuzë, por kanë premtuar se do të përshkruajnë se si u vra dhe nga kush.

Kremlini ka mohuar përfshirjen e shtetit në vdekjen e tij dhe ka thënë se nuk ishte në dijeni të ndonjë marrëveshjeje për lirimin e Navalny. Certifikata e tij e vdekjes - sipas aleatëve të tij - thoshte se ai vdiq për shkaqe natyrore.

Serbia nuk pajtohet me deklaratën e BE-së që mban presidentin rus Vladimir Putin përgjegjës për vdekjen e liderit të opozitës Alexei Navalny. Presidenti i Republikës, Aleksandar Vuçiq, deklaroi nga Tirana, ku morri pjesë nëSamitin për Evropën Juglindore, se Serbia ka një politikë autonome.

“Deri më tani nuk kemi rënë dakord për çështje të tilla. Nëse mendoni se kjo është një tragjedi dhe një arsye për të na sulmuar, unë nuk mendoj kështu, mendoj se është shumë e rëndësishme që Serbia të ndjekë një politikë të pavarur dhe t'i vlerësojë gjërat rast pas rasti", tha Vuçiç në përgjigje të pyetja e një gazetari.

Përgjigja e Serbisë ishte gjithashtu negative ndaj kërkesës së BE-së për të rënë dakord për zgjatjen e sanksioneve kundër Rusisë të vendosura në vitin 2014 pas aneksimit të dhunshëm të Krimesë. Presidenti i Serbisë iu referua edhe propozimit të Volodymyr Zelenskyyt për bashkëpunim me vendet e Ballkanit Perëndimor në prodhimin e municioneve, duke sqaruar se “Serbia nuk ka lidhur asnjë marrëveshje në Tiranë me presidentin e Ukrainës për prodhimin e armëve dhe municioneve”.

alexei navalny rusi

Sondazh

Poll