Sport

“Jam martuar me gruan më të bukur”, Morata tregon anën xheloze: Kur i shkruajnë sms, unë përgjigjem direkt…

14 Nëntor 2019, 16:56 Nga DOSJA
“Jam martuar me gruan më të bukur”, Morata tregon

SPANJË- Çifti i bashkëshortëve Alis Kampelo dhe Alvaro Morata janë shumë të dashur për publikun. Dhe pse ata janë shumë të afërt për publikun, mes tyre ka edhe disa grimca xhelozie. Sulmuesi i Atletikos së Madridit, i martuar tashmë prej dy vitesh me modelen, flet për “Cadena Cope”, edhe për pjesën e xhelozisë.

“Jam pak xheloz, por kam edhe audiencën time në rrjetet sociale. Jam i ndërgjegjshëm se jam martuar me gruan më të mirë dhe më të bukur në botë. Kur dikush i shkruan asaj privatisht në Instagram, edhe njerëz që e njohin prej meje, i përgjigjem direkt unë, për të treguar territorin tim. Më tej më thnoë se e kanë shkruar gabim, dhe se donin t’ia çonin mesazhin dikujt tjetër. Me pak fjalë, gjejnë një justifikim dhe gjithçka mbyllet aty”,  tregon Morata.

Disa ditë më parë shtëpia e çiftit simpatik u grabit nga banda e shqiptarëve, teksa Alis ishte bashkë me dy fëmijët e saj.

Banda e shqiptarëve u kap disa ditë më parë pasi u provuan se ishin autorë të një sërë vjedhjesh përfshirë ato të shtëpisë të yjeve të Realit të Madrid dhe Atleticos. Përveç shtëpisë së Moratës, shqiptarët kanë vjedhur banesat e futbollistëve të njohur si Zidane, Isco, Casemiro dhe Vasquez.

(a.m/dosja.al )

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport alis kampelo alvaro morata alis kampelo alvaro morata

Sondazh

Poll