Sport

Ëndrra/ Kosova pranë kualifikimit, cilët janë skenarët që çojnë “Dardanët” në Euro2020

14 Nëntor 2019, 15:54 Nga DOSJA
Ëndrra/ Kosova pranë kualifikimit, cilët janë skenarët

ÇEKI– Ndryshe nga Shqipëria, e cila ka zhgënjyer në eliminatoret e Euro 2020, Kombëtarja e Kosovës është shumë pranë momentit historik. Me një grup të ri lojtarësh dhe pa shumë eksperiencë, ata kërkojnë kualifikimin në finalet e Europianit, kjo edhe për shkak të pikëve të grumbulluara. 

Sot, Kosova luan për vendin e dytë sfidën me Çekinë, skudër që ka 1 pikë më shumë se “Dardanët” në klasifikimin e grupit A. 

Vendi i parë mbahet nga “Tre luanët” e Anglisë me 11 pikë, më pas renditet Çekia me 8, ndërsa Kosova ka arritur që të grumbullojë vetëm 7 deri më tani.

Por cilat janë kombinimet e mundshme që Kosova të kualifikohet?

SKENARI 1

Fillimisht, Kosova duhet të bëjë detyrën dhe të fitojë sot ndaj Republikës Çeke dhe më pas të barazojë me Anglinë në stadiumin “Fadil Vokrri.” Në një skenar të tillë edhe nëse Çekia fiton takimin me Bullgarinë, sërish Kosova do kualifikohej për shkak të ndeshjeve direkte.

SKENARI 2

Nëse sot Kosova dhe Çekia dalin barazim, mbetet që “Dardanët” të luten që bullgarët të bëjnë detyrën dhe t’i mundin çekët në ndeshjen e radhës. Më pas sërish, vendimi përfundimtar do të jepet në ndeshjen me Anglinë, pasi një fitore, i çon në kuotën e 15 pikëve duke u kualifikuar direkt pa kaluar në play-off. 

Këto janë disa nga skenarët që Kosova të kualifikohet në Euro 2020, pasi sa i përket kombëtars shqiptare, të gjitha shpresat janë shuar pavarëisht se në ndeshjet e fundit “kuqezinjtë” duket se janë zgjuar dhe kanë filluar që të luajnë, e herë pas here edhe të shënojnë. 

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport euro 2020 kombetarja e kosoves euro 2020 kombetarja e kosoves

Sondazh

Poll