Sport

Tomas Strakosha zbulon të pathënat, si u paragjykova tek Lazio për shkak të…

14 Nëntor 2019, 11:59 Nga DOSJA
Tomas Strakosha zbulon të pathënat, si u paragjykova tek Lazio

TIRANË- Prestigjiozja “Corriere dello Sport” në një nga intervistat e rradhës ka pikasur futbollistin e Kombëtares shqiptare, Tomas Strakosha.

Në këtë intervistë  ‘Corriere dello Sport’ shkruan për atë ç’ka ka folur Strakosha në lidhje me eksperiencën e tij tek Lazio, por jo vetëm.

Ashtu siç ka qenë edhe tek Kuq e Zinjtë, futbollisti ka rolin e rëndësishëm për mbrojtjen e portës së përfaqësueses në impiantin më të ri.

“Presim kampionët e Francës. Të luash ndaj një skuadre kaq të fortë do të thotë të testosh veten, dhe përpiqesh të bësh një performancë të shkëlqyer. Një tjetër motivim është edhe inaugurimi i stadiumit. I bukur, modern, dhe i sapo rinovuar. Maksimumi për një lojtar futbolli. Dhe kur mendoj se im atë ka luajtur në stadium e vjetër, përjetoj një emocion të veçantë. Që kur kam nisur të luaj te Lacio, kam pasur 3 zhgënjime. E para, humbja me Juven në finalen e Kupës. Më tej, disfata ndaj Salcburgut në Europa Ligë, por kryesore është lënia jashtë Champions-it në 20 maj, në humbjen ndaj Interit. Erdha nga një javë “ferri”, pas një dëmtimi në shpinë. Nuk duhej të luaja në teori, kisha frikë se nuk ndihmoja dot ekipin. Shtrëngova dhëmbët dhe luajta. Por ai shok, ishte ndjesia më e keqe në karrierë”. Pritja më e bukur? Penalltia që i kam pritur Dibalës në “Alianz Stadium”, veçanërisht për domethënien që kishte për atë moment të ndeshjes, në minutën e fundit. Nuk kishim fituar në Torino prej 15 vitesh.”- është shprehur ai.

Ndër të tjera në këtë intervistë Strakosha ka folur edhe për paragjykimet që ka hasur.

“Kur më thonë se luaj te Lacio vetëm sepse edhe drejtori Tare është shqiptar, mendoj me vete: ‘Më mirë të më kritikojnë mua, sesa të gjithë ekipin’. Janë gjithmonë paragjykime.”- ka thënë Strakosha.

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport corriere dello sport futbollisti lazio tomas strakosha corriere dello sport futbollisti lazio tomas strakosha

Sondazh

Poll