Sport

“Nuk është në gjendje të luajë”, Vedat Miriqi mungesa e madhe e Kosovës në dy sfidat e fundit për Euro 2020

12 Nëntor 2019, 15:42 Nga DOSJA
“Nuk është në gjendje të luajë”, Vedat

KOSOVË- Vedat Muriqi do të mungojë në dy ndeshjet e radhës, kundër Anglisë dhe Çekisë. Edhe pse mjekët kanë bërë të pamundurën që ai të riaftësohet, futbollisti nuk ja ka dalë dot.

Federata e Futbollit e Kosovës njoftoi se sulmuesi i Fenerbahces nuk do të jetë në gjendje t’i ndihmojë Kosovës në ndeshjet finale për kualifikime në Euro 2020.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, nuk do të jetë në gjendje të luajë në ndeshjen kundër Çekisë, më 14 nëntor në Plzen. Përkundër përpjekjeve maksimale dhe dëshirës së madhe të futbollistit për t’i ndihmuar bashkëlojtarët në këtë ndeshje të rëndësishme, pas ekzaminimeve të bëra mjekësore dhe konsultimeve edhe me ekspertë të kësaj fushe në Zvicër ka rezultuar që paraqitja e tij është e pamundshme të ndodhë. Për çdo ndryshim eventual në gjendjen e futbollistit do t’iu informojmë me kohë”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport euro 2020 ndeshja kosove-angli vedat muriqi euro 2020 ndeshja kosove-angli vedat muriqi

Sondazh

Poll