Sport

Gara e fortë me Messin, deklarata e bujshme e Danny Murphy: Van Dijk meriton Topin e Artë

13 Nëntor 2019, 11:07 Nga DOSJA
Gara e fortë me Messin, deklarata e bujshme e Danny Murphy: Van Dijk

TIRANË- Lidhur me çmimin e madh të “Topit të Artë” që synojnë qindra futbollistë në botë për ta fituar, ish-mesfushori i Liverpoolit ka thënë hapur se mbrojtësi holandez e meriton “Topin e Artë”.

E sipas tij arsyeja për këtë fitore që ai mendon është fakti që është në Ligën e Kampionëve dhe loja e mirë e tij në Premier League.

“Për mua, fituesi është Virgil van Dik. Besoj që shkaku i ndikimit që ka pasur me lojën e tij te Liverpooli, duhet ta fitojë çmimin. Kemi disa fakte për të: Cilësitë si lider të tij janë rritur, veçanërisht në katërshen e mbrojtjes, është fenomenale. Ta shikojmë ndikimin që ka pasur në Liverpool dhe kualitetet e tij, atëherë nuk ka dyshime se ai e meriton ta fitojë Topin e Artë”, është shprehur Murphy për talk Sport.

Sipas llogarive mbetet për t’u parë një garë e fortë mes Messit dhe Virgil van Dijk.

A.C/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport danny murphy topi i arte virgil van dijk danny murphy topi i arte virgil van dijk

Sondazh

Poll