Bota

3 persona humbin jetën në Suedi/ U goditën nga treni kur po kalonin shinat

Tre viktimat kaluan shinat në stacionin Orebro pa parë trenin e mallrave që po afrohej sipas Felicia Davidson një zëdhënëse e Agjencisë Suedeze të Transportit. Ndërsa policia tha se rrethanat e aksidentit janë duke u hetuar.

29 Shkurt 2024, 16:38 Nga S.N
3 persona humbin jetën në Suedi/ U goditën nga treni kur po
Foto Ilustrim

SUEDI- Tre persona humbën jetën tragjikisht ditën e sotme në Suedi kur u goditën nga një tren komercial.  Policia bëri të ditur se në një stacion në Suedinë Qëndore tre personat të cilët humbën jetën u goditën nga treni në momentin që ishin në një vendkalim hekurudhor pasi kishin zbritur nga një tren dhe do të hipnin në një tjetër. Viktimat  ishin një i ri  25-vjeçar, një vajzë rreth të 20-tave dhe një tjetër që nuk është identifikuar.

Tre viktimat kaluan shinat në stacionin Orebro pa parë trenin e mallrave që po afrohej sipas Felicia Davidson një zëdhënëse e Agjencisë Suedeze të Transportit. Ndërsa policia tha se rrethanat e aksidentit janë duke u hetuar. Incidenti rindez shqetësimet për përshtatshmërinë e masave të sigurisë në kalime të tilla. Vendkalimi ka vetëm drita për të paralajmëruar trenat që vijnë.

Kjo nuk është hera e parë që një aksident ndodh në vendkalimin e stacionit Örebro. Një incident i ngjashëm fatal ka ndodhur në vitin 2017, duke ngritur pikëpyetje për sigurinë e këmbësorëve në zonë. Pavarësisht se flitej për mbylljen e stacionit për të parandaluar aksidentet e ardhshme ai mbetet në funksion.

aksident suedi trenat

Sondazh

Poll