Bota

Hoti kritikon Kurtin për mungesën në samitin e Ballkanit Perëndimor në Tiranë: Ligjëratat, pretekst për të ikur nga takimi më i rëndësishëm

Në një postim të bërë në facebook, Hoti shkruan se asgjë nuk e arsyeton mospjesëmarrjen e liderëve të Kosovës në këtë samit, të cilin e konsideroi si më të rëndësishmin për Prishtinën zyrtare.

29 Shkurt 2024, 16:23 Nga h.k
Hoti kritikon Kurtin për mungesën në samitin e Ballkanit
Foto ilustruese

KOSOVË-Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti i cili aktualisht është deputet i Lidhjes Demokratike ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për mungesën e tij në samitin e Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian që u zhvillua ditën e sotme (29 shkurt) në Tiranë.

Në një postim të bërë në facebook, Hoti shkruan se asgjë nuk e arsyeton mospjesëmarrjen e liderëve të Kosovës në këtë samit, të cilin e konsideroi si më të rëndësishmin për Prishtinën zyrtare.

Nuk ka asnjë arsyetim pse Kosova nuk është e pranishme në Tiranë në Samitin e Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian. Nuk ka agjendë më të rëndësishme për Qeverinë se ky samit, përveç ndonjë emergjence kombëtare. Jam i sigurt se ligjëratat nëpër Irlandën Veriore janë vetëm pretekst për të ikur nga ky takim”- shkroi Hoti.  

abdullah hoti albin kurti

Sondazh

Poll