Bota

Në 7 vitet e fundit 2023 mban rekord për aplikimet e azilit në BE/ Sirianët dhe afganët më të mbështeturit

Rritja konfirmon trendin e parë që nga viti 2020 kur Bashkimi Evropian doli nga pandemia Covid gjatë së cilës lëvizja ishte e kufizuar. Shifrat i afrohen atyre të viteve 2015-2016 kur 1.3 milionë njerëz, përfshirë shumë sirianë që kishin ikur nga Siria e shkatërruar nga lufta, kërkuan strehim.

29 Shkurt 2024, 16:20 Nga S.N
Në 7 vitet e fundit 2023 mban rekord për aplikimet e azilit në
Foto Ilustrim

BRUKSEL- Në këto 7 vite 2023 është viti që ka shënuar një rekord sa i përket numrit të kërkesave për azil të paraqitura në vendet e BE-së. Numri i aplikimeve për mbrojtje në 27 vendet e Bashkimit Evropian si dhe vendet që i përkasin zonës Shengen, është rritur me 18% krahasuar me vitin 2022 për të arritur në 1.14 milionë, raportohet në raportin e agjencisë evropiane.

Rritja konfirmon trendin e parë që nga viti 2020 kur Bashkimi Evropian doli nga pandemia Covid gjatë së cilës lëvizja ishte e kufizuar. Shifrat i afrohen atyre të viteve 2015-2016 kur 1.3 milionë njerëz, përfshirë shumë sirianë që kishin ikur nga Siria e shkatërruar nga lufta, kërkuan strehim.

E para në aplikimet për azil në vitin 2023 është Gjermania, e cila ka regjistruar 334 mijë aplikime pothuajse 1/3 e totalit. Pasohet nga Franca me 167 mijë aplikime, Spanja me 162 mijë aplikime dhe Italia me 136 mijë. Së bashku këto 4 vende morën mbi 2/3 e të gjitha aplikimeve vitin e kaluar. Megjithëse Gjermania ka marrë pothuajse 1/3     aplikime, Qiproja , Austria dhe Greqia kanë regjistruar numrin më të lartë të aplikimeve në raport me popullsinë e tyre.

Në të gjithë Bashkimin Evropian:Sirianët kanë paraqitur 181mijë aplikime, një rritje prej 38% krahasuar me vitin 2022. Afganët 14 mijë, megjithëse numri i tyre është ulur 11% nga 2022. Është vënë re rritja e numrit t ëaplikimeve nga turqit. Ata kanë paraqitur 101 mijë aplikime , 82 % më shumë krahasuar me vitin 2022, shumica në Gjermani. Kjo pasohet nga aplikimet nga shtetasit e Venezuelës dhe Kolumbisë . Sipas EUAA, në fund të vitit 2023 ka pasur një rritje të aplikimeve nga palestinezët. 

Jo të gjitha aplikimet e dorëzuara në BE miratohen. Por shkalla pranimit në vitin 2023 ishte 43%, që është shkalla më e lartë që nga viti 2016. Në shumicën e rasteve, sirianët gëzojnë mbrojtje shtesë që u lejon atyre të qëndrojnë në vend, por me më shumë pengesa për marrjen e shtetësisë ose marrjen e një leje qëndrimi të përhershme. Afganëve u jepet zakonisht statusi i refugjatit për shkak të persekutimit nga talebanët , të cilët kanë qenë në pushtet që nga gushti 2021.

aplikimet per azil be siri refugjatet

Sondazh

Poll