Bota

Ekzekutohen 12 të dënuar në dy ditë në Arabinë Saudite

Pesë burrat u ekzekutuan të mërkurën në Ashir, në Arabinë Saudite jugperëndimore, një ditë pasi shtatë persona të tjerë u ekzekutuan për krime të lidhura me terrorizmin.

29 Shkurt 2024, 14:55 Nga N.F
Ekzekutohen 12 të dënuar në dy ditë në Arabinë
Foto ilustruese

ARABIA SAUDITE- Autoritetet saudite ekzekutuan pesë jemenas, të cilët ishin dënuar me vdekje për vrasjen e një bashkatdhetari, duke e çuar në 12 numrin e ekzekutimeve të kryera në vend në dy ditë. Pesë burrat u ekzekutuan të mërkurën në Ashir, në Arabinë Saudite jugperëndimore, një ditë pasi shtatë persona të tjerë u ekzekutuan për krime të lidhura me terrorizmin.

"Hassan Fatini, Ibrahim Ali, Abdullah Darwish, Abdullah Mazari dhe Hammoud Sui morën pjesë në vrasjen e Ahmed al-Aradi duke e goditur atë në kokë me një send para se ta prangosnin dhe ta linin të vdiste," tha ministria e Brendshme saudite. Në deklaratë ai sqaroi se të gjithë burrat ishin shtetas jemenas.

Arabia Saudite ka ekzekutuar 34 persona që nga fillimi i vitit, ndërsa 170 persona janë ekzekutuar në vend gjatë vitit 2023, sipas një raporti të AFP- së bazuar në të dhënat zyrtare. Monarkia e Gjirit është ndër vendet që përdorin më shumë dënimin me vdekje në botë. Për autoritetet saudite, këto ekzekutime, zakonisht me prerje koke, "pohojnë dëshirën e mbretërisë për të garantuar sigurinë, për të garantuar drejtësinë dhe për të zbatuar dëshirat e Zotit".

arabia saudite ekzekutim

Sondazh

Poll