Bota

Forcat izraelite hapin zjarr drejt civilëve në Gaza, shënohen 100 viktima zëdhënësi i qeverisë së Izraelit: Tragjedi !

Të paktën 104 njerëz u vranë dhe 760 u plagosën si pasojë e sulmit të trupave izraelitë. Sulmi ndodhi teksa civilët palestinezë të uritur po mblidheshin rreth kamionëve me ndihma ushqimore, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë në Gaza.

29 Shkurt 2024, 16:16 Nga h.k
Forcat izraelite hapin zjarr drejt civilëve në Gaza, shënohen 100
Foto ilustruese

IZRAEL-Zëdhënësi i qeverisë izraelite Avi Hyman në një dalje për mediat th se njerëzit që u vranë në Gaza, ndërsa prisnin në radhë për ndihma humanitare ‘është një tragjedi’.

Të paktën 104 njerëz u vranë dhe 760 u plagosën si pasojë e sulmit të trupave izraelitë. Sulmi ndodhi teksa civilët palestinezë të uritur po mblidheshin rreth kamionëve me ndihma ushqimore, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë në Gaza.

jë zyrtar izraelit i tha CNN-it se trupat e IDF-së përdorën zjarr të drejtpërdrejtë ndaj njerëzve që rrethonin kamionin e ndihmave pasi “turma iu afrua forcave në një mënyrë që përbënte një kërcënim për trupat, të cilët iu përgjigjën kërcënimit me zjarr të vërtetë. Incidenti është në shqyrtim”. 

104 te vdekur ne gaza

Sondazh

Poll