Bota

Tentuan 8 herë por nuk i gjetën damarin për t'i injektuar ilaçin vdekjeprurës, shtyhet ekzekutimi i vrasësit në SHBA

Personit që do ti injektohej ky ilaç ishte 73-vjeçari, Thomas Eugene Creech i cili është një vrasës serial i dënuar me vdekje në vitin 82 për vrasjen e shokut të qelisë.

29 Shkurt 2024, 12:57 Nga N.F
Tentuan 8 herë por nuk i gjetën damarin për t'i injektuar
Thomas Eugene Creech

SHBA- Një ekzekutim shty në SHBA pas dështimit 8 herë për të gjetur damarin e të dënuarit në të cilën do të injektohej një ilaç i fuqishëm me veprim të shpejtë për ti shkaktuar vdekjen. Personit që do ti injektohej ky ilaç ishte 73-vjeçari, Thomas Eugene Creech i cili është një vrasës serial i dënuar me vdekje në vitin 82 për vrasjen e shokut të qelisë. Ekzekutimi i Creech u ndalua vetëm disa orë para se Teksasi të ekzekutonte një tjetër të dënuar me vdekje, Ivan Cantu, i akuzuar për dy vrasje që ai pretendon se nuk i ka kryer.


Thomas Creech është aktualisht i burgosuri më jetëgjatë i dënimit me vdekje në Idaho. Ai u dënua me vdekje pasi u deklarua fajtor për vrasjen e një të burgosuri tjetër, David Dale Jensen, në 1981, ndërsa Creech po vuante katër dënime të përjetshme. Burri u dënua për katër vrasje të tjera dhe u vërtetua se kishte vrarë gjashtë viktima të tjera. Më pasi ai ka pranuar se kishte vrarë më shumë se 40 njerëz.

Në janar, departamenti i sherifit të San Bernardino, Kaliforni, njoftoi se kishte zgjidhur një rast të ftohtë 50-vjeçar duke vërtetuar se, në atë kohë, Creech kishte vrarë një të ri të quajtur Daniel Walker. Ekzekutimet janë të rralla në Idaho. Që nga viti 1976, shteti ka kryer vetëm tre, sipas Qendrës së Informacionit të Dënimit me Vdekje.

vrasje injeksion shba

Sondazh

Poll