Bota

Arrestohet ish-ministri kroat, akuzohet për vjedhje dhe falsifikim dokumentash

Sipas informacioneve jozyrtare Vojkoviç është arrestuar për mashtrim me subvencione dhe falsifikim të një dokumenti biznesi dhe dyshohet se ka marrë subvencione për mbjelljen e tulipanëve që nuk i ka mbjellë kurrë.

29 Shkurt 2024, 14:21 Nga E. D
Arrestohet ish-ministri kroat, akuzohet për vjedhje dhe falsifikim
Hrvoje Vojkoviq

KROACI- Ish-ministri kroat i ekonomisë dhe drejtori i “Croatia osiguranje”, Hrvoje Vojkoviç është arrestuar sot me urdhër të Prokurorisë Publike Evropiane të Kroacisë. Sipas informacioneve jozyrtare Vojkoviç është arrestuar për mashtrim me subvencione dhe falsifikim të një dokumenti biznesi dhe dyshohet se ka marrë subvencione për mbjelljen e tulipanëve që nuk i ka mbjellë kurrë. 

Vojkoviç, një ish-anëtar i Partisë Social Liberale Kroate (HSLS), u shkarkua si drejtor menaxhues i Croatia Osiguranje pas raportimeve të mediave në vitin 2010 rreth ndërtimit të supozuar të tij të paligjshëm të një shtëpie pushimi me një pishinë. Në vitin 2011 ai është akuzuar për këtë ndërtim pa leje në parkun e mbrojtur të natyrës Zumberak.

 

 

 

 

hrvoje vojkoviç arrestim

Sondazh

Poll