Bota

"Dhuroi para për Ukrainën", gjykata ruse refuzon kërkesën për masën "arrest shtëpie" të balerinës ruso-amerikane

FSB tha javën e kaluar se Ksenia Karelina ishte arrestuar me dyshimin se kishte mbledhur fonde për forcat e armatosura të Ukrainës.

29 Shkurt 2024, 13:48 Nga M.B
"Dhuroi para për Ukrainën", gjykata ruse refuzon
Ksenia Karelina


RUSIA- Një gjykatë ruse hodhi poshtë të enjten një apel të një balerine ruso-amerikane kundër ndalimit të saj me akuzën për tradhti. Avokati i Karelinës i kishte kërkuar gjykatës heqjen e paraburgimit dhe zëvendësimin e tij me masën arrest shtëpie. Shërbimi i sigurisë ruse, FSB tha javën e kaluar se Ksenia Karelina ishte arrestuar me dyshimin se kishte mbledhur fonde për forcat e armatosura të Ukrainës.

"Banorja e Los Anxhelosit kishte mbledhur fonde për një organizatë ukrainase, përfituesi përfundimtar i së cilës ishte ushtria ukrainase", tha FSB.

Një grup avokatësh rus, deklaroi se kishin informacione se Karelina kishte dhuruar pak më shumë se 50 dollarë nga llogaria e saj bankare në SHBA më 24 shkurt 2022, ditën kur Rusia nisi atë që e quan "operacionin e saj special ushtarak" në Ukrainë, për një organizatë bamirëse që dërgon ndihma në Ukrainë.

rusia gjykata

Sondazh

Poll