Bota

Çështje e dinarit serb/ Vuçiç: Jemi të gatshëm për bisedime me Prishtinën, vendimi u dënua edhe nga SHBA-ja dhe BE-ja

 Vuçiç shtoi se përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare nuk e kuptojnë pse Prishtina po e bën këtë, referuar çështjes së dinarit dhe Rregullores së Bankës Qendrore.

29 Shkurt 2024, 14:04 Nga r.ll
Çështje e dinarit serb/ Vuçiç: Jemi të
aleksander vucic

TIRANË- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç i cili ndodhet prej dy ditësh në Tiranë për shkak të samiteve të organizuara për Ukrainë dhe Ballkanin Perëndimor.  

Nga Tirana, Vuçiç tha se Beogradi është i gatshëm të diskutojë çdo çështje me Prishtinën, përfshirë edhe atë që ka të bëjë me vendimin për dinarin, sipas tij është vendim i dënuar nga të gjithë përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare, përfshiu këtu SHBA-në dhe BE-në. Vuçiç shtoi se përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare nuk e kuptojnë pse Prishtina po e bën këtë, shkruajnë mediat serbe.

“Keni dëgjuar gjithë ndërmjetësuesit tanë, të gjithë përfaqësuesit ndërkombëtarë përfshirë njerëz nga SHBA-ja dhe jo vetëm nga Bashkimi Evropian, që janë kundër veprimeve të njëanshme të bërë nga regjimi i Kurtit në Prishtinë. Asnjë nuk e kupton pse po e bëjnë këtë. Të thonë se u bë nga Banka Qendrore është një lloj mendjemadhësie hipokritike që nuk i beson askush. Shpresoj të veprojnë në mënyrë më të arsyeshme në të ardhmen. Ne gjithmonë kemi qenë të gatshëm të flasim për gjithçka, për çdo çështje. Kemi dërguar delegacionin me kryenegociator në Bruksel për të biseduar, por pala tjetër nuk erdhi. Shpresoj të gjejmë mënyra për ta zgjidhur. Përndryshe do të bëjë probleme të mëdha, për serbët që jetojnë në Kosovë”, tha Vuçiç, kur u pyet për rregulloren e re të BQK-së.”, tha presidenti serb.

aleksander vucic ceshtja e dinarit serb

Sondazh

Poll