29 Shkurt 2024, 12:32
Nga r.ll
foto ilustruese
BRUKSEL- Bashkimi Evropian vlerëson se raporti përfundimtar i zyrës për demokraci, institucione dhe të drejta të njeriut së Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) për zgjedhjet në Serbi “konfirmon shqetësimet e BE-së” dhe kërkon që Serbia të adresojë raportet për parregullsi në zgjedhje në mënyrë transparente.
Kështu tha përmes një postimi të bërë në emër të BE-së, zëdhënësi i këtij institucioni, Peter Stano.
Ky ishte reagimi i parë i BE-së pas publikimit të raportit të ODHIR-it.
ODHIR-i ka monitoruar zgjedhjet e mbajtura në Serbi vitin e kaluar, ndërsa vëzhgues në ato zgjedhje ka pasur edhe nga Parlamenti Evropian.
Edhe deputetët e Parlamentit Evropian kishin raportuar një varg parregullsish në zgjedhjet parlamentare, lokale dhe kranimore dhe përmes një rezolute urgjente kishin kërkuar hetim ndërkombëtar për parregullsitë.
“Raporti final i ODHIR-it për zgjedhjet në Serbi konfirmon shqetësimet e BE-së: procesi zgjedhor ka nevojë për përmirësime të dukshme dhe reformat ë mëtejme. Raportet për parregullsi duhet të hetohen në mënyrë transparente, përfshirë edhe ato që kanë të bëjnë me zgjedhjet lokale”, tha Stano.
“BE-ja mirëpret shprehjen e gatishmërisë së autoriteteve në Serbi për të punuar në zbatimin e rekomandimeve. Nuk ka kohë për të humbur në prag të zgjedhjeve të ardhshme në vend”, shtoi ai.
Në raportin e ODIHR–it, të publikuar më 28 shkurt, u tha se në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të Serbisë “ka dominuar pjesëmarrja vendimtare e presidentit [të Serbisë, Aleksandar Vuçiq], që së bashku me përparësitë sistematike të partisë së pushtet [Partisë Progresive Serbe], ka krijuar kushte jo të barabarta për pjesëmarrësit në procesin zgjedhor”.
Aty po ashtu u tha se në zgjedhjet e 17 dhjetorit në Serbi, mes tjerash, liritë themelore në përgjithësi janë respektuar, por në fushatën zgjedhore ka pasur një retorikë të ashpër, anshmëri në raportimet e mediave në shtetërore dhe keqpërdorim të resurseve publike. Raporti konstaton po ashtu se nuk janë përdorur në mënyrë të mjaftueshme mekanizmat për parandalimin e frikësimit dhe presionit ndaj votuesve./REL
bashkimi europian zgjedhjet ne serbi
Bota
29 Shkurt 2024, 12:00
M.B
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin
UASHINGTON- Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin përballet sot me një llogari në ...
Bota
29 Shkurt 2024, 11:44
M.B
Foto ilustruese
SUEDIA- Tre persona humbën jetën në një aksident treni të mërkurën vonë në qytetin suedez Oreb...
Bota
29 Shkurt 2024, 11:30
M.B
Vladimir Putin
MOSKË- Presidenti rus, Vladimir Putin paralajmëroi vendet perëndimore sot se ekziston një rrezik i vërtetë i l...
Bota
29 Shkurt 2024, 11:27
N.F
SERBI- Serbia nuk e ka mbështetur deklaratën e përbashkët të Bashkimit Evropian lidhur me vdekjen e politikanit opozitar rus, Aleksei...
Bota
29 Shkurt 2024, 11:11
M.B
Vladimir Putin
MOSKË- Presidenti rus, Vladimir Putin mbajti fjalimin e tij vjetor për gjendjen e kombit sot para elitës ruse, duke i pë...
Bota
29 Shkurt 2024, 11:02
M.B
Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, Gjeneral Koloneli Oleksandr Syrskyi
KIEV- Shefi i ushtrisë...
Bota
29 Shkurt 2024, 10:35
M.B
Volodymyr Zelensky dhe Aleksandër Vuçiç
TIRANA- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ishte një ditë e djeshme në T...
Bota
29 Shkurt 2024, 10:30
N.F
Foto ilustruese
SHBA- “Do të kthehemi tri herë më të fortë, pa merak” - ishte mesazhi i lënë më 26 shku...
Bota
29 Shkurt 2024, 10:13
N.F
Donald Trump
SHBA- Një gjykatëse e shtetit të Illinois të mërkurën e ndaloi Donald Trump të paraqitej në ...
Bota
29 Shkurt 2024, 09:55
M.B
Harta
UKRAINA- Në rrjet po qarkullon një foto në të cilën dy rusë shfaqen me uniformë teksa pozojnë në Avdiyiv...