Politike

Koopman drejtuar Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor: Keni vetëm një muaj kohë për të mbyllur reformat

Ai deklaroi se duhet ritëm i lartë punimesh në mënyrë që të përfitohet nga fondet e BE.

29 Shkurt 2024, 10:29 Nga r.ll
Koopman drejtuar Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor: Keni
Gert Jan Koopman

TIRANË- Gjatë hapjes së punimeve të samitit BE-Balkani Perëndimor ka folur edhe drejtori i Përgjithshme për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit, Gert Jan Koopman.

Ai deklaroi se duhet ritëm i lartë punimesh në mënyrë që të përfitohet nga fondet e BE. Koopman u shpreh se ka mbetur vetëm një muaj kohë për mbylljen e reformave.

"Së pari udhëheqësit e pranishëm, dëshmi për angazhimin tuaj. Kjo tregon edhe ritmin e lartë që të ndodhë ndryshimi. Nuk bëhet fjalë vetëm për udhëheqësit por edhe institucionet duhet të bëjnë punët e tyre. Disa nga nismat duhet të jenë tërësisht funksionale. Ritmi është i lartë por na ka mbetur vetëm një muaj për të mbyllur agjendën e reformave. Cilësia e ligjeve që duhet të miratoni duhet të jetë e lartë. Na keni krah jush por ritmi duhet i lartë që fondet të hyjnë në maj para pushimit të verës.", u shpreh Koopman.

gert jan koopman samiti be-ballkani perendimor ne tirane

Sondazh

Poll