Aktualitet

Dhunoi nënën/ Arrestohet shqiptari me precedentë penal në Itali, 30-vjeçari ishte i varur nga alkooli dhe droga

Mësohet se i riu u arrestua teksa kishte shkuar pranë banesës së të ëmës, duke e kërcënuar dhe goditur me shkelma derën.

29 Shkurt 2024, 12:48 Nga N.F
Dhunoi nënën/ Arrestohet shqiptari me precedentë penal në
Foto ilustruese

ITALI- Një 30 vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga autoritet italiane pasi ushtronte dhunë ndaj nënës së tij. Mësohet se i riu u arrestua teksa kishte shkuar pranë banesës së të ëmës, duke e kërcënuar dhe goditur me shkelma derën.

Ngjarja është regjistruar një ditë pas një mosmarrëveshje mes tyre e cila përfundoi me dhunim të nënës. Të nesërmen, ai është përpjekur të hyjë me dhunë në shtëpi për të marrë sendet personale.

E ëma tregoi se kishte qenë viktimë e abuzimit nga djali i saj, i varur nga alkooli dhe droga. 30 vjeçari u arrestua nën akuzën e abuzimit në familje. Rezultoi se 30 vjeçari ishte i njohur nga autoritetet për krime të mëparshme, përfshirë përndjekjen ndaj dy grave të ndryshme.

arrestim dhunim shqipar

Sondazh

Poll