Aktualitet

"Më dhanë hirin e saj në një qese të zezë", nëna e Klaudias kërkon drejtësi në Greqi: Vajza ime bleu një biletë vdekjeje

Nëna e 20-vjeçares shqiptare, Klaudia Lata që ndërroi jetë në aksident, deklaroi se vajza e saj bleu një biletë vdekjeje.

29 Shkurt 2024, 09:09 Nga M.B
"Më dhanë hirin e saj në një qese të
Nëna dhe Klaudia Lata

GREQIA- Ditën e djeshme u përkujtuan 57 vitimat e aksidentit të rëndë që ndodhi nga pëplasja e trenave në Greqi një vit më parë. Nëna e 20-vjeçares shqiptare, Klaudia Lata që ndërroi jetë në aksident, deklaroi se vajza e saj bleu një biletë vdekjeje. Alma Lata, siç raportojnë mediat greke, e vetmja gjë që kërkon është që përgjegjësit e tragjedisë të gjykohen dhe nëse shpallen fajtorë të kthehen pas hekurave. Ajo thotë se tre ditë pas tragjedisë, trupin e Klaudias ia sollën me qese të zeza, pasi i kishte mbetur vetëm hiri. Nëna shtoi se vajza e saj kishte frikë të përdorte autobusin dhe preferonte hekurudhën sepse mendonte se ishte më e sigurt.

 

“Sot është dita më e vështirë e jetës sime, zija është e madhe, na mungon shumë. Kisha një shpresë si një nënë për ta gjetur të gjallë, por tre ditë më vonë ma sollën me një thes të zi… Na e dogjën fëmijën dhe na e dhanë në një kuti hiri. Kam humbur një doktoreshë, ajo ishte e mrekullueshme, ajo arriti shumë lart dhe nuk mund të kthehet më”, thotë ajo për vajzën e saj të ndjerë.

Klaudia Lata kishte marrë nënshtetësinë greke dhe ishte studente e shkëlqyer, pasi arriti në Departamentin e Mjekësisë dhe studioi në Shkollën e Mjekësisë të AUTH-së. Ajo ishte në tren duke u kthyer në shkollën e saj nga Patras, gjatë momentit që ndodhi aksidenti dhe humbi jetën.

klaudia lata

Sondazh

Poll