Aktualitet

Kanosi me kallashnikov fqinjin, arrestohet 50-vjeçari në Pukë, u konfliktuan për motive pronësie

Sipas njoftimit të policisë i arrestuari është vënë në pranga pasi ka kanosur me kallashnikov fqinjin. Mësohet se rasti ka agravuar pas një konflikti për motive pronësie.

29 Shkurt 2024, 11:16 Nga N.F
Kanosi me kallashnikov fqinjin, arrestohet 50-vjeçari në Pukë,
Foto ilustruese

PUKË- Një 50-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Fushë Arrëz. Sipas njoftimit të policisë i arrestuari është vënë në pranga pasi ka kanosur me kallashnikov fqinjin. Mësohet se rasti ka agravuar pas një konflikti për motive pronësie.

I arrestuari është 50-vjeçari me inicialet A. C. Nga ky operacion është sekuestruar arma dhe një krehër me fishekë të cilat ishin pa leje. 

Njoftimi i plotë:

Pukë/ Pasditen e djeshme, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë kanë marrë njoftim për një konflikt për motive pronësie mes 2 shtetasve, në fshatin Micoj, Fushë Arrëz. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në këtë fshat dhe si rezultat i veprimeve të shpejta, kanë bërë të mundur kapjen në flagrancë të shtetasit A. C., 50 vjeç.

Ky shtetas dyshohet se gjatë një konflikti për motive pronësie, ka kanosur me armë zjarri kallashnikov, fqinjin e tij, shtetasin Y. C., 35 vjeç. Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit kallashnikov dhe një krehër me fishekë, të cilat shtetasi A. C. i mbante pa lejen përkatëse.

fushe arrez kanosje

Sondazh

Poll