Aktualitet

Trashëgimia e një shtëpie arsyeja e konfliktit mes autorit dhe viktimës, detaje nga vrasja në Korçë

Ndërkohë detaje të tjera kanë dalë në dritë lidhur me ngjarjen ku mësohet se konflikti mes palëve ka nisur për çështje prone.

29 Shkurt 2024, 08:54 Nga M.B
Trashëgimia e një shtëpie arsyeja e konfliktit mes autorit dhe
Viktima

KORÇA- Një ngjarje e rëndë, me pasojë dy viktima, ka ndodhur mbrëmjen e shkuar në lagjen nr. 18 të qytetit të Korçës. Ilo Lluka qëlloi për vdekje 40-vjeçarin Emiljano Pine dhe më pas u vetëvra me të njëjtën armë. Ndërkohë detaje të tjera kanë dalë në dritë lidhur me ngjarjen ku mësohet se konflikti mes palëve ka nisur për çështje prone. Mësohet se nëna e Emiljano Pines bashkëjetonte me babain e Ilo Llukës ky i fundit jetonte jashtë vendit. Babai i Llukës kishte vendosur t’i linte në trashëgimi shtëpinë djalit të bashkëjetesës, Emiliano Pines dhe kjo duket që nuk është pranuar nga i biri.

Lluka ka shkuar në kafen ku ishte 40-vjeçari në lokalin e lagjes dhe pasi i ka kërkuar që të dalë jashtë e ka qëlluar 4 herë duke e lënë të plagosur rëndë, teksa më pas ka ndërruar jetë në spital. Po ashtu pas ngjarjes, autori ka qëlluar edhe veten duke mbetur viktima e dytë e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Njoftimi:

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e sotme, në lagjen nr. 18, Korçë, ju informojmë se grupi hetimor pas veprimeve të kryera me qëllim zbardhjen e rrethanave të saj, ka bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të ngjarjes, që qëlloi me armë zjarri 40-vjeçarin E. P., i cili humbi jetën dhe më pas vrau edhe veten me armën e krimit. Konkretisht autori është shtetasi I. Ll., 61 vjeç, banues në Korçë. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Korçë, vijon veprimet për zbardhjen e motiveve dhe shkaqeve të kësaj ngjarjeje.

vrasja ne kroce

Sondazh

Poll