Aktualitet

Plagosja me armë në Krujë/ Zbardhet ngjarja, konflikti mes autorit dhe mikut të tij nisi nga një lojë tavëll (EMRAT)

Mësohet se  pas një konflikti të çastit mes autorit Perlat Merlika dhe të plagosurit Artan Goga sherri agravoi deri në përdorimin e armës së zjarrit.

29 Shkurt 2024, 11:21 Nga r.ll
Plagosja me armë në Krujë/ Zbardhet ngjarja, konflikti mes
foto ilustruese

KRUJË- Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Krujë, ku fatmirësisht nuk pati të lënduar.  Mësohet se  pas një konflikti të çastit mes autorit Perlat Merlika dhe të plagosurit Artan Goga sherri agravoi deri në përdorimin e armës së zjarrit.

Gjithçka nisur pasi dyshja kanë debatuar në një lokal në lagjen ‘Zim Zeneli’ të Krujës ku po zhvillohej një lojë tavëll, dhe i plagosuri ka goditur autorin, i cili pasi kanë dalë nga lokali ka qëlluar në drejtim të mikut të tij një herë me pistoletë.

Fatmirësisht plumbi e ka kapur rrëshqitas në shpatull duke e gërvishtur, ndryshe nga çfarë u deklarua mbrëmë.

plagosje ne kruje

Sondazh

Poll