SHBA/ Çfarë paralajmërojnë zgjedhjet paraprake për Trump dhe Biden?
Joe Biden dhe Donald Trump SHBA- Joe Biden dhe Donald Trump i fituan me lehtësi dhe rezultat të thellë zgjedhjet e djeshme paraprake brenda ...
Raportet kontradiktore bënë që mediat sociale të teorizojnë për vendndodhjen e vërtetë të Kate.
MBRETËRI E BASHKUAR- Pjestarja e familjes mbretërore Kate Middleton nuk është parë publikisht për më shumë se dy muaj, dhe përditësimet e kufizuara për gjendjen e saj shëndetësore pas operacionit abdominal nuk kanë qenë të mjaftueshme për të parandaluar teoritë konspirative që ofrojnë shpjegime alternative.
Një përditësim i shumëpritur mbërriti nga Pallati Kensington, duke konfirmuar se Princesha e Uellsit ishte "mirë" pas operacionit të saj. Vetëm për t'u sfiduar një ditë më vonë, kur Princi William duhej të humbiste shërbimin përkujtimor për kumbarin e tij për arsye personale. Raportet kontradiktore bënë që mediat sociale të teorizojnë për vendndodhjen e vërtetë të Kate. Përditësimet mbi diagnozën e papritur të kancerit të Charles ishin të shpejta dhe publike, duke eliminuar dyshimet për gjendjen shëndetësore të monarkut. Në vend të kësaj, informacioni i kufizuar i lëshuar për Kate ka nxitur spekulime të egra.
Një përdorues në Twitter analizoi një ndryshim të dukshëm në letrat e fundit të Princit William drejtuar publikut, të cilat përdorin përemrin "unë" për të shprehur mendimet e tij, në kontrast me deklaratat më të vjetra të përbashkëta që ai bënte me Kate, ku përdorej përemri "ne”. Një tjetër teori që qarkullon në rrjet thotë se Kate është në koma dhe se pallati mbretëror po e mban të fshehtë këtë. Përpos këtyre nuk kanë munguar as memet humoristike ku në njërën prej tyre shfaqet fotoja e Kate dhe sipër saj një shkrim “Ka humbur”.
Asnjë nga teoritë e konspiracionit nuk është konfirmuar, por derisa Pallati Kensington të japë më shumë detaje për gjendjen shëndetësore të Middleton dhe ajo të shihet sërish në publik, njerëzit do të vazhdojnë të përdorin imagjinatën e tyre.
Joe Biden dhe Donald Trump SHBA- Joe Biden dhe Donald Trump i fituan me lehtësi dhe rezultat të thellë zgjedhjet e djeshme paraprake brenda ...
Politikani holandez i ekstremit të djathtë Geert Wilders AMSTERDAM- Një gjykatë holandeze tha se kishte akuzuar dy pakistanezë p&...
Foto Ilustruese BRUKSEL- Patentat dixhitale, vetëvlerësimi i drejtuesve të mjeteve dhe masat për të përmirësuar percepti...
Foto nga aksidenti HONDURAS- 17 persona humbën jetën dhe 12 të tjerë u plagosën në Honduras. Ngjarja ndodhi pasi 2 autobus&eu...
Fot Ilustrim TIRANË- Ekspertë të çështjeve ndërkombëtare pohuan se Samiti i Tiranës është po aq...
Foto Ilustruese UKRAINË- Ministria e brendshme raportoi se u vranë katër civilë, duke përfshirë një vajzë gjas...
Flamuri rus RUSIA- Dhoma e ulët e parlamentit të Rusisë, Duma e Shtetit, miratoi një projektligj që ndalon reklamimin në boti...
Foto Ilustrim AUSTRALI- Nga sondazhi i Institutit Lowy shpalli 5 vendet me rrjetin diplomatik më të madh SHBA-në, Turqinë, Japoninë...
Rexhep Tajip Erdogan TURQI- Rexhep Tajip Erdogan bëri thirrje për një mundësi në diplomaci Rusisë dhe Ukr...
Foto ilustruese SHKUP- Bujar Osmani nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), Arben Taravari nga koalicioni VLEN i opozitës shqiptare, dhe Maks...