Bota

2 autobusë përplasen në Honduras/ 17 të vdekur dhe 12 të plagosur, të gjithë emigrantë

Zëdhënësi i departamentit të zjarrfikëve tha për AFP se 15 prej të vdekurve kishin humbur jetën në vend ndërsa 2 të tjerët gjatë transportimit në spital. Gjatë procesit të identifikimit të viktimave janë shfaqur skena dramatike nga familjarët e tyre të cilët ishin të traumatizuar.

28 Shkurt 2024, 19:58 Nga S.N
2 autobusë përplasen në Honduras/ 17 të vdekur dhe 12
Foto nga aksidenti


HONDURAS- 17 persona humbën jetën dhe 12 të tjerë u plagosën në Honduras. Ngjarja ndodhi pasi 2 autobusë u përplasën në një rrugë dytësore në një provincë që ndodhet në veriperindëm të Hondurasit.

Zëdhënësi i departamentit të zjarrfikëve tha për AFP se 15 prej të vdekurve kishin humbur jetën në vend ndërsa 2 të tjerët gjatë transportimit në spital. Gjatë procesit të identifikimit të viktimave janë shfaqur skena dramatike nga familjarët e tyre të cilët ishin të traumatizuar.

Përplasja ndodhi gjatë orëve të mëngjesit në një rrugë malore. Personat që ndërruan jetë ishin të gjithë emigrantë. Çdo ditë qindra emigrantë nga vendet e Amerikës së Jugut kalojnë Hondurasin në përpjekje për të arritur në SHBA për një jetë më të mirë.

 

honduras emigrantet

Sondazh

Poll