Bota

Parlamenti rus miraton projektligjin që ndalon reklamimin në faqet e internetit të "agjentëve të huaj"

Ligji i ri do t'i ndalojë të gjithë qytetarët dhe kompanitë ruse të vendosin reklama në faqet e internetit, bloget, rrjetet sociale ose çdo burim tjetër të publikuar nga një "agjent i huaj".

28 Shkurt 2024, 19:03 Nga M.B
Parlamenti rus miraton projektligjin që ndalon reklamimin në faqet e
Flamuri rus

RUSIA- Dhoma e ulët e parlamentit të Rusisë, Duma e Shtetit, miratoi një projektligj që ndalon reklamimin në botimet e "agjentëve të huaj", një emërtim që autoritetet u kanë dhënë politikanëve, aktivistëve dhe mediave antiruse. Ligji i ri do t'i ndalojë të gjithë qytetarët dhe kompanitë ruse të vendosin reklama në faqet e internetit, bloget, rrjetet sociale ose çdo burim tjetër të publikuar nga një "agjent i huaj".

Vyacheslav Volodin, kryetari i Dumës dhe aleati i ngushtë i Presidentit Vladimir Putin, tha se ligji do të forcojë sigurinë e Rusisë ndërsa ajo shkon në vitin e tretë të luftës në Ukrainë.

"Shumë prej të poshtërve që morën këto para nuk e fshehin faktin se i përdorën për të financuar regjimin nazist të Kievit, i cili po vret ushtarët, oficerët dhe civilët tanë," tha Volodin




rusia ligj reklama

Sondazh

Poll