Bota

Sipas një sondazhi prestigjioz, SHBA, Kili, Franca, Japonia dhe Turqia, rezultojnë me rrjetin më të madh diplomatik në botë

Kina mbetet në vendin e parë, SHBA-ja e dyta, ndërsa posaçërisht përmendet komunikimi gjithnjë e më agresiv i ambasadorëve kinezë që nga periudha e Covid-19, si dhe synimi i tyre që është izolimi i Tajvanit.

28 Shkurt 2024, 18:57 Nga S.N
Sipas një sondazhi prestigjioz, SHBA, Kili, Franca, Japonia dhe Turqia,
Foto Ilustrim

AUSTRALI- Nga sondazhi i Institutit Lowy shpalli 5 vendet me rrjetin diplomatik më të madh SHBA-në, Turqinë, Japoninë, Kinën dhe Francën. Sipas përllogaritjeve të Institutit Australian Lowy, i cili analizoi rrjetet diplomatike të 66 vendeve në Azi, G20 dhe OECD , Kina është e para me një politikë diplomatike agresive, ndërsa Franca ka anuluar 18 misione që nga viti 2016, duke pasur një total tashmë prej 249 konsullatash dhe ambasadash.

Sipas një sondazhi prestigjioz, SHBA, Kili, Franca, Japonia dhe Turqia, rezultojnë me rrjetin më të madh diplomatik në botë. Ishte një kohë kur Franca kishte rrjetin e dytë diplomatik më të madh në botë, pas Shteteve të Bashkuara, por kjo ka mbaruar, vëren gazeta franceze Le Figaro me rastin e renditjes së Francës në vendin e pestë të diplomacisë botërore për vitin 2024. Kina mbetet në vendin e parë, SHBA-ja e dyta.

Në të njëjtën periudhë kohore (2016-2024), Turqia hapi 30 misione të reja diplomatike, duke arritur në 252 delegacione gjithsej. Turqia ishte tashmë shumë e pranishme në Lindjen e Mesme dhe tani po zhvillohet gjerësisht në Afrikë, thekson gazeta franceze, duke theksuar se turqit në sektorin e ndërtimit konkurrojnë me kinezët në vendet afrikane dhe kërkojnë të thellojnë lidhjet kulturore, përmes bursave studentore.

Në vendin e gjashtë është Rusia, e cila ka humbur terren për shkak të Ukrainës, e ndjekur nga Britania, Gjermania, Italia dhe Brazili që plotësojnë dhjetëshen e parë.

kina shba franca japonia turqia

Sondazh

Poll