Bota

Rusia bombardon rajonin e Kharkiv, vritet 6-vjeçarja dhe një prift

Guvernatori i Kharkiv, Oleh Synehubov tha se Prifti 58-vjeçar u vra në qendër të qytetit të vijës së parë të Kupiansk,dhe u mbulua nën rrënojat e një kishe që u godit, gjithashtu u vra dhe një 39-vjeçar.

28 Shkurt 2024, 19:17 Nga E. D
Rusia bombardon rajonin e Kharkiv, vritet 6-vjeçarja dhe një prift
Foto Ilustruese

UKRAINË- Ministria e brendshme raportoi se u vranë katër civilë, duke përfshirë një vajzë gjashtëvjeçare dhe një prift nga bombardimet e Rusisë në pjesën e rajonit verilindor të Kharkiv në Ukrainës. Guvernatori i Kharkiv, Oleh Synehubov tha se Prifti 58-vjeçar u vra në qendër të qytetit të vijës së parë të Kupiansk,dhe u mbulua nën rrënojat e një kishe që u godit, gjithashtu u vra dhe një 39-vjeçar.

"Të paktën 12 shtëpi banimi u dëmtuan kur Rusia hodhi bomba FAB-500 në qytet, i cili është rreth 40 kmnga kufiri rus," tha Synehubov. 

Pesë persona të tjerë u plagosën në atë që është kthyer në një qytet "fantazmë" të shkatërruar nga lufta, teksa operacioni special ushtarak i vetëquajtur i Rusisë hyn në vitin e tretë. Po ashtu Ministria e Brendshme tha se një vajzë gjashtë vjeçare dhe gjyshi i saj 48 vjeçar u vranë në fshatin Velykyi Burluk pranë Kupiansk. Moska thotë se nuk ka në shënjestër civilët. Kombet e Bashkuara kanë konfirmuar më shumë se 10,000 vdekje civile gjatë pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia dhe thonë se numri real është ndoshta shumë më i lartë.

 

oleh synehubov lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll