Bota

Udhëheqësit e financave të G20 në Sao Paulo, ministri brazilian: Kemi disa sfida ekonomike globale

Ndërsa liderët e financave nisën diskutimet e tyre dy-ditore të mërkurën, mikpritësi i tyre Hadded tha se konjuktura ekonomike globale ishte "sfiduese" dhe kërkonte që G20 të adresonte çështje që variojnë nga ndryshimi i klimës dhe varfëria.

28 Shkurt 2024, 16:18 Nga M.B
Udhëheqësit e financave të G20 në Sao Paulo, ministri
Foto ilustruese

SAO PAULO- Ministri i Financave i Brazilit, Fernando Haddad, paralajmëroi të mërkurën për sfidat ekonomike globale, pasi udhëheqësit e financave të G20 u mblodhën në Sao Paulo për një takim të lënë në hije nga përçarjet e thella në grup për luftërat në Ukrainë dhe Gaza. Ndërsa liderët e financave nisën diskutimet e tyre dy-ditore të mërkurën, mikpritësi i tyre Hadded tha se konjuktura ekonomike globale ishte "sfiduese" dhe kërkonte që G20 të adresonte çështje që variojnë nga ndryshimi i klimës dhe varfëria. Koordinatorja braziliane e pistës së financave në G20, Tatiana Rosito, tha se negociatat për pjesën ekonomike të komunikatës së grupit u përfunduan me sukses nga ministria e financave dhe deputetët e bankës qendrore në një atmosferë "shumë pozitive".

Por ministri gjerman i financave, Christian Lindner tha se vendi i tij do të bie dakord për komunikatën e G20 vetëm nëse përmenden çështje gjeopolitike si lufta në Ukrainë. Ai tha gjithashtu se udhëheqësit e financave të G20 po diskutojnë financimin për Ukrainën për të rritur presionin ndaj Rusisë, duke shtuar se fondet mund të mobilizohen për Kievin duke përdorur të ardhurat nga asetet e ngrira ruse. Vërejtjet e tij theksojnë sfidat që mund të përballet grupi për të rënë dakord për një komunikatë të G20.

g20 brazili

Sondazh

Poll