Bota

Sulm në një shkollë në Gjermani, plagosen dy të mitur

Nga sulmi u plagosën dy nxënës të cilët sipas mediave lokale besohet se janë një djalë dhe një vajzë nëntë dhe dhjetë vjeç. Sulmi ndodhi kur dy fëmijët po ktheheshin nga shkolla në shtëpi.

28 Shkurt 2024, 14:53 Nga N.F

 

Sulm në një shkollë në Gjermani, plagosen dy të mitur
Foto ilustruese

 

GJERMANI- Një sulm është regjistruar mesditën e së mërkurës në një shkollë në Duisburg-Marxlo, në shtetin gjerman të Nordrhein-Westphalia. Nga sulmi u plagosën dy nxënës të cilët sipas mediave lokale besohet se janë një djalë dhe një vajzë nëntë dhe dhjetë vjeç. Sulmi ndodhi kur dy fëmijët po ktheheshin nga shkolla në shtëpi.


Fëmijët e plagosur kanë arritur të kthehen në shkollë ku janë ndihmuar nga një mësuese e cila ka lajmëruar Policinë. Policia e armatosur e ndoqi të dyshuarin dhe një ambulancë nxitoi në ndihmë të fëmijëve. I dyshuari 21-vjeçar është arrestuar menjëherë pasi ka mbërritur policia. Është e paqartë se cili ishte motivi i tij për sulmin ndaj fëmijëve. Një prezencë e fortë policie vazhdon të jetë në vendin e ngjarjes.

gjermani sulm shkolla

Sondazh

Poll