Bota

Rajoni separatist i Moldavisë: Rusia të mbrojë ekonominë tonë nga presioni i qeverisë së Kishinaut

Rajoni seperatist, i cili kufizohet me Ukrainën e goditur nga lufta në lindje, ka ruajtur autonominë nga qeveria e Kishinau-t për tre dekada me mbështetjen e Moskës, e cila ka më shumë se një mijë trupa të stacionuara atje.

28 Shkurt 2024, 16:02 Nga M.B
Rajoni separatist i Moldavisë: Rusia të mbrojë ekonominë
Një pamje e përgjithshme tregon qytetin në Ditën e Mbrojtësit të Atdheut në Tiraspol, rajoni separatist i Moldavisë i Transdniestrisë, 23 shkurt 2023

MOLDAVIA- Zyrtarët e rajonit separatist moldav të Transdniestrisë, të mbështetur nga Rusia, i kërkuan Moskës zyrtare sot që të ndihmojë në mbrojtjen e saj nga ajo që e përshkruan si 'presion i përbashkët ekonomik nga qeveria moldave'. Rajoni seperatist, i cili kufizohet me Ukrainën e goditur nga lufta në lindje, ka ruajtur autonominë nga qeveria e Kishinau-t për tre dekada me mbështetjen e Moskës, e cila ka më shumë se një mijë trupa të stacionuara atje.

"Kongresi i deputetëve të të gjitha niveleve", ku morën pjesë disa ministra në qeverinë e shkëputur, miratoi një rezolutë që ra dakord t'i "apelohej Këshillit të Federatës dhe Dumës Shtetërore të Rusisë me një kërkesë për zbatimin e masave për të mbrojtur Transdniestrinë përballë presioni në rritje nga Moldavia”.

Qeveria e Moldavisë ndërkohë prezantoi rregulloret doganore këtë vit duke u kërkuar kompanive në Transdniestria të paguajnë detyrimet e importit në buxhetin moldav. Ministri i Ekonomisë i rajonit i tha kongresit, të mbajtur në kryeqytetin rajonal Tiraspol, se kjo kishte ulur të ardhurat doganore të paguara në buxhetin e Transdniestrisë me 18%.

"Ekziston presion social dhe ekonomik mbi Transdniestrin, i cili kundërshton drejtpërdrejt parimet dhe qasjet evropiane për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe tregtinë e lirë", thuhet në tekstin e rezolutës.

Përpara se të miratohej, zëdhënësi i qeverisë moldave Daniel Voda tha se kjo është një ngjarje propagandistike, një kurth që nuk meriton vëmendjen e gazetarëve të huaj apo titujt e bujshëm në buletinet e lajmeve.

moldavia rusia

Sondazh

Poll