Bota

Alexei Navalny do të varroset të premten në Moskë, disa shtëpi funerali refuzuan shërbimin

Të martën, zëdhënësja e liderit opozitar ka thënë se ekipi ka hasur në vështirësi për të gjetur një vend për të mbajtur ceremoninë, pasi shumë kompani kanë refuzuar të përfshihen kur e kanë marrë vesh për kë bëhet fjalë.

28 Shkurt 2024, 14:44 Nga E. D

Alexei Navalny do të varroset të premten në Moskë, disa

MOSKË- Ceremonia e varrimit të Alexei Navalnyt do të bëhet në Moskë të premten, ka njoftuar zëdhënësja e tij.  Shërbimi do të mbahet në varrezat e Borisovskoye, pas një ceremonie lamtumire në një kishë në Moskë. Të martën, zëdhënësja e liderit opozitar ka thënë se ekipi ka hasur në vështirësi për të gjetur një vend për të mbajtur ceremoninë, pasi shumë kompani kanë refuzuar të përfshihen kur e kanë marrë vesh për kë bëhet fjalë.

"Një vend na tha se agjencive funerale ishin të ndaluara të punonin me ne," postoi Yarmish në mediat sociale.

Ekipi i Navalnyt ka dashur të organizojë ceremoninë më 29 shkurt, mirëpo shpejt është bërë e qartë që as edhe një person përreth nuk do të mund të hapte varrin atë ditë. Këtë detaj e ka konfirmuar, drejtori i Fondacionit të Navalnyt Kundër-Korrupsionit, Ivan Zhdanov. 

Zhdanov ka thënë se arsyeja është që Putin do të bëjë adresimin e tij vjetor po atë ditë.

“Kremlini e kupton që askush nuk do të merret me Putinin dhe adresimin e tij në ditën e dhënies së lamtumirës për Aleksein”, ka shkruar ai.

Zhdanov i ka inkurajuar njerëzit që të shkojnë herët në ceremoni për të pasur mundësi që t’i japin lamtumirën Alekseit.

alexei navalnyt ivan zhdanov

Sondazh

Poll