Bota

Ministri gjerman i Financave: Të ardhurat nga asetet e ngrira ruse të përdoren për Ukrainën

Lindner tha se Ministrat e financave nga G20 duan të rrisin presionin ndaj Rusisë dhe të forcojnë Ukrainën.

28 Shkurt 2024, 15:43 Nga M.B
Ministri gjerman i Financave: Të ardhurat nga asetet e ngrira ruse të
Ministri gjerman i financave Christian Lindner


SAO PAULO- Ministri gjerman i Financave, Christian Lindner, gjatë një takimi të G20 në Sao Paulo, favorizon përdorimin e interesit të grumbulluar nga asetet e ngrira ruse për të mbështetur Ukrainën në luftën e saj kundër Moskës. Lindner tha se Ministrat e financave nga G20 duan të rrisin presionin ndaj Rusisë dhe të forcojnë Ukrainën. Ai shtoi se një shumë e caktuar mund të mobilizohet për Kievin duke përdorur interesin e fituar në asetet e ngrira, duke shtuar se ai pret që BE të paraqesë një propozim së shpejti. 

Lindner tha gjithashtu se Gjermania nuk do të pajtohej me një komunikatë të G20 nëse nuk përmendte luftëra gjeopolitike si ajo në Ukrainë.

"Bashkimi Evropian po punon se si të ardhurat nga asetet ruse mund të përdoren për Ukrainën. Ky është një hap realist, që është ligjërisht i sigurt dhe që mund të zbatohet shpejt dhe kjo është ajo ku ne po përqendrohemi," tha ai.

Shtetet e Bashkuara po i shtyjnë partnerët e saj perëndimorë të ecin përpara për të zhbllokuar vlerën e aseteve. Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen, ka thënë se G20 po vlerësonte opsionet për rreth 285 miliardë dollarë në asetet ruse të imobilizuara në vitin 2022 dhe rreziqet që lidhen me to.

ministri gjerman i financave christian lindner

Sondazh

Poll