Bota

Prezenca e Vuçiç në Samitin e Ukrainës në Tiranë, Çanak: Ai shkoi për shkak të presionit të ndërkombëtarëve

Gjatë fjalës së tij Çanak u shpreh se Vuçiç u ul në të njëjtën tryezë me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy për shkak të presionit të ndërkombëtarëve.

28 Shkurt 2024, 14:05 Nga N.F
Prezenca e Vuçiç në Samitin e Ukrainës në
Nenad Çanak dhe Vuçiç

SERBI- Politikani liberal nga Vojvodina, Nenad Çanak ka komentuar pjesëmarrjen e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç në Samitin për Ukrainën i cili u zhvillua sot në Tiranë. Gjatë fjalës së tij Çanak u shpreh se Vuçiç u ul në të njëjtën tryezë me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy për shkak të presionit të ndërkombëtarëve.

“Ai duhet të vinte për shkak të presionit të ndërkombëtarëve, por nuk do të ketë ndonjë gjë të rëndësishme që do të përmbajnë mesazhet e tij. Kjo pasi pak ditë më parë ai foli për çështjen e Tajvanit dhe tha se Kina duhet ta pushtojë Tajvanin dhe ky është një mesazh për Kosovën. E vetmja zgjidhje që ai sheh për Kosovën është pushtimi i saj nga Serbia si pushtimi i Ukrainës nga Rusia”, tha Çanak në një intervistë për EuroNeës Albania.

Çanak më tej ka theksuar se nuk beson që Vuçiç do t’i ndryshojë mesazhet e tij në mënyrë të hapur, ndërsa ka shtuar se nga ana tjetër nëse Ukraina arrin ta ruaj integritetin e saj territorial, do jetë një mesazh se Rusia po e humbet luftën dhe tensionet në Ballkan do të qetësohen.

nenad Çanak vuçiç samiti ukraine-europa juglindore ne tirane

Sondazh

Poll