Bota

Alarmohen dy gjimnaze në Greqi/ Marrin telefonata kërcënuese për bombë, evakuohen nxënësit

Sipas mediave greke shkollat e mesme morën telefonatën kërcënuese se në godinat e tyre kishte bombë dhe që do të shpërthente.

28 Shkurt 2024, 13:27 Nga N.F
Alarmohen dy gjimnaze në Greqi/ Marrin telefonata kërcënuese
Foto ilustruese

GREQI- Mesditën e kësaj të mërkurës, shkollat ​​e mesme të Kifisisë dhe Pireut morën telefonata kërcënuese për një bombë në ndërtesat e tyre. Sipas mediave greke shkollat e mesme morën telefonatën kërcënuese se në godinat e tyre kishte bombë dhe që do të shpërthente.

Në një situatë të tillë drejtorët e shkollave kanë ngritur gjendjen e alarmit dhe kanë evakuuar studentët. Ndërkohë ata kanë njoftuar edhe policinë të cilët kanë nisur hetimet.

Kjo nuk është hera e parë që po regjistrohet alarm për bombë pasi brenda pak ditësh u regjistruan edhe dy raste të cilat ishin false. Rasti i parë për bombë u regjistrua pak ditë më parë ku u telefonua se në Parlamentin grek ka bombë. Pak ditë pas rastit të parë u njoftua për bombë edhe në një media greke por që të dy rastet rezultuan jo të vërteta.

greqi bombe shkolle

Sondazh

Poll