Politike

Gjykata Kushtetuese tashmë e ringirtur/ Toska, Xhaferllari e Papajorgji betohen para Metës

14 Nëntor 2019, 13:42 Nga DOSJA
Gjykata Kushtetuese tashmë e ringirtur/ Toska, Xhaferllari e Papajorgji

TIRANË- Presidenti i Republikës Ilir Meta pas ftesës së bërë publike ka pritur sot anëtaret e reja të Gjykatës Kushtetuese të cilat janë betuar dhe nga nesër do të mund të vijojnë detyrën e re. 

E para që është betuar ka qenë Elsa Toska, e cila me dorën mbi Kushtetutë, u shpreh se ajo do jetë garante e saj dhe do i qëndroj gjithmonë besnike. Pas saj radha ishte për Marsida Xhaferllarin, e cila ka qenë një nga figurat që shkaktoi debat mes maxhorancës dhe Presidentit. 

Xhaferllari njësoj si kolegja e saj, u betua mbi Kushtetutë dhe u shpreh se do e respektoj gjithmonë dhe do i qëndroj besnike. E fundit që u betua ishte Fiona Papajorgji e cila zëvendëson vendin vakant të ish-gjyqtares Bashkim Dedja.

Gjatë ditës së sotme, anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Arta Vorpsi ka sfiduar autoritetin e presidentit Ilir Meta, duke shmangur ceremoninë e betimit tek Meta por duke u betuar tek një notere private. Kopjen e betimit, Vorpsi ia ka dërguar Metës, KED dhe Gjykatës Kushtetuese me Postë, ndërkohë që akti bie ndesh me nenin 8 të Kushtetutës ku parashtrohet qartë se anëtari i Gjykatës fillon detyrën pasi betohet tek presidenti.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike arta vorpsi sfidon metën ceremonia e betimit ilir meta arta vorpsi sfidon metën ceremonia e betimit ilir meta

Sondazh

Poll