Bota

U mundua të shmangte përplasjen me një makinë, autobusi me 40 nxënës del nga rruga në Itali, përfundon në kanal

Mësohet se një autobus me 40 nxënës doli nga rruga në Baragiano në Potenza për të shmangur një përplasje kokë më kokë me një makinë tjetër.

28 Shkurt 2024, 13:21 Nga N.F
U mundua të shmangte përplasjen me një makinë, autobusi me
Pamje nga aksidenti

ITALI- Një aksident është regjistruar ditën e sotmë në Itali ku mrekullisht kanë shpëtuar të gjitha të përfshirët në incident. Mësohet se një autobus me 40 nxënës doli nga rruga në Baragiano në Potenza për të shmangur një përplasje kokë më kokë me një makinë tjetër. Nga kjo tentativë e shoferit autobusi u përmbysur në anën e djathtë të rrugës duke rënë në një kanal. 

Sipas mediave italiane në autobusin me nxënës ishin të mitur nga mosha 14 deri në 18 vjeç. Të gjithë personat në autobus janë të gjendje të mirë, ndërsa më të lënduarit janë drejtuesi i autobusit dhe personi që drejtonte makinën, i cili mbeti i bllokuar në makinë dhe u nxor më pas nga zjarrfikësit.

 

itali aksident nxenes shkolle

Sondazh

Poll