Bota

Më të rrezikshmet në vitet e fundit, Australia urdhëron evakuimin e 30 mijë personave për shkak të zjarreve masive

Gjashtë shtëpi janë shkatërruar deri  dhe autoritetet kanë frikë se era e fortë që fryn mund të përhapë flakët pranë zonave më shumë  të banuara. Dhjetra shkolla dhe qendra të kujdesit për fëmijët janë mbyllur.

28 Shkurt 2024, 12:57 Nga r.ll
Më të rrezikshmet në vitet e fundit, Australia urdhëron
pamje nga zjarret

AUSTRALI- Zjarrfikësit në Australi po luftojnë me një vatër masive zjarri që si pasojë ka sjellë evakuimin e dhjetëra mijëra njerëzve. Kjo situatë cilësohet si një prej kushteve më të këqija të zjarrit që vendi ka parë në vitet e fundit.

Kushtet atmosferike të nxehta, të thata dhe me erë kanë krijuar rreziqe ekstreme deri në katastrofike nga zjarri në pjesë të Viktorias dhe Australisë Jugore, sipas Byrosë së Meteorologjisë të Australisë. Rreth 30,000 njerëz u urdhëruan të evakuonin para mesditës së sotme, para se autoritetet të paralajmëronin se do të ishte tepër vonë për t'u larguar.

Temperaturat janë rritur me shpejtësi në intervalin 40°C (104°F), me erërat që arrijnë shpejtësinë 60 deri në 70 kilometra në orë (37 deri në 43 mph), sipas një përditësimi nga Jason Heffernan, zyrtari kryesor në Autoritetin e Zjarrfikësve të Viktorias (CFA).

Zjarrfikësit po luftojnë me zjarrin që filloi të enjten e kaluar në qytetin rural të Bayindeen, rreth 190 kilometra (118 milje) në perëndim të Melburnit, dhe nuk është ende nën kontroll, sipas departamentit të urgjencës të shtetit.

Gjashtë shtëpi janë shkatërruar deri  dhe autoritetet kanë frikë se era e fortë që fryn mund të përhapë flakët pranë zonave më shumë  të banuara. Dhjetra shkolla dhe qendra të kujdesit për fëmijët janë mbyllur.

Kjo situatë vjen mbi katër vjet pasi zjarret shkatërruan zona të gjera të Australisë juglindore, duke shkaktuar 33 viktimanë mbarë vendin, në atë që është quajtur zjarret e "verës së zezë" të 2019-2020.

Shteti i Viktorias vuajti jashtëzakonisht shumë nga zjarret, të cilat shpërthyen për më shumë se 90 ditë dhe dogjën më shumë se 1.5 milion hektarë tokë, shumica e të cilave ishin pyje, parqe dhe plantacione që mbulonin habitatet kritike të kafshëve. Më shumë se 400 shtëpi u shkatërruan dhe 6,800 bagëti u vranë në katastrofën që shkaktoi miliarda dollarë dëme ekonomike në Viktoria.

Ekspertët kanë paralajmëruar se Australia mund të shohë një tjetër sezon katastrofik zjarri këtë vit si ndikimet e ngjarjes El Niño, një luhatje natyrore klimatike që mund të sjellë kushte të nxehta dhe të thata në pjesë të vendit, me prirjen themelore të ngrohjes globale të shkaktuar nga njerëzit.

zjarr ne australi

Sondazh

Poll