Bota

“Të hiqen sanksionet ndaj Rusisë”/ Mediat serbe: Vuçiç do të kërkojë ndryshimin e deklaratës, ka një kërkesë që prek Kosovën

Sipas shkrimit lideri serb do të kërkojë që nga teksti të hiqen sanksionet kundër Rusisë dhe shprehja: ndikimi malinj i Federatës Ruse në vendet e rajonit.

28 Shkurt 2024, 11:54 Nga r.ll
“Të hiqen sanksionet ndaj Rusisë”/ Mediat serbe:
aleksander vucic

TIRANË- Në samitin Ukrainë- Europa Juglindore është i pranishëm edhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç. Pas pritjes nga Rama dhe Zelenskyy, Vuçiç tha se do të bisedojë me presidentin ukrainas, duke shtuar se temat do të jenë shumë të rëndësishme.

“Na pret një ditë e ngarkuar, mesazhe serioze dhe të rëndësishme, nesër duhet të flasim për programin e rritjes dhe tregun unik evropian, sot do të bisedoj me presidentin Zelenski. Tema shumë të rëndësishme dhe jo gjithmonë të lehta për ne. Gjërat nuk janë aq të thjeshta sa ju duket”, tha Vuçiç. Presidenti i Serbisë shtoi se: “Kemi disa propozime për deklaratën, por do ta shohim. Mund të them vetëm se do t’i përmbahem parimeve të miratuara nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare dy vjet më parë.

Ndërkohë pas mbërritjes së Vuçiç në Tiranë, mediat serbe shkruajnë se ai do të kërkojë ndryshime në tekstin e deklaratës që duhet miratuar.

Sipas shkrimit lideri serb do të kërkojë që nga teksti të hiqen sanksionet kundër Rusisë dhe shprehja: ndikimi malinj i Federatës Ruse në vendet e rajonit. Po ashtu, presidenti i Serbisë do të kërkojë që në tekst të mos shkruhet “shteti” por “Gjashtë vendet e Ballkani Perëndimor”, kjo pasi Serbia nuk e njeh Kosovën si shtet.

aleksander vucic samiti ukraine-europajuglindore ne tirane

Sondazh

Poll