Politike

Vizita e Blinken në Tiranë, Joseph: Duhet të kishte takuar gjitha palët, t’i jepte jehonë parimeve të demokracisë

Ai tha se Blinken duhet tja kishte bërë të qartë, kryeministrit Edi Rama se janë të domosdoshme zgjedhjet konkuruese, të drejta dhe transparente, pasi sipas tij janë hallka thelbësore e demokracisë. 

27 Shkurt 2024, 20:56 Nga r.ll
Vizita e Blinken në Tiranë, Joseph: Duhet të kishte takuar gjitha
antony blinken

TIRANË- Analisti amerikan, Edward Joseph, foli edhe për vizitën e Blinken-it në Tiranë dhe moszhvillimin e takimeve me opozitën.

Joseph tha për Syri Tv se ishte e gabuar që Sekretari i Shtetit nuk takoi përfaqësuesit e opozitës gjatë vizitës së tij në Shqipëri dhe se SHBA e humbi mundësinë që të takonte të gjitha palët dhe t’i jepte jehonë parimeve të demokracisë.

Ai tha se Blinken duhet tja kishte bërë të qartë, kryeministrit Edi Rama se janë të domosdoshme zgjedhjet konkuruese, të drejta dhe transparente, pasi sipas tij janë hallka thelbësore e demokracisë. 

"Unë nuk i kritikoj gjithmonë Shtetet e Bashkuara. Administrata Biden ka gabimet e veta, Sekretari i Shtetit Blinken është i përfshirë në mënyrë aktive në rajon. Shohim korrespondencën e tij, vizitën e fundit që bëri në Tiranë ku sekretari Blinken shprehu mbështetjen dhe mirënjohjen për Shqipërinë për mbështetjen që i ka dhënë SHBA-së.

Kryeministri Rama sigurisht që i meriton këto lëvdata, por ajo çka duhet të shohim nga Shtetet e Bashkuara është që të ngrenë zërin në emër të demokracisë. Sekretari Blinken duhet të ishte takuar me anëtarët e opozitës. Duhet tja kishte bërë të qartë kryeministrit Rama se janë të domosdoshëme zgjedhjet konkuruese, të drejta transparente sepse janë hallka thelbësore e demokracisë. 

Duhet një parlament funksional ku të këshillohet, të ketë diskutime sepse kjo përbën thelbin e demokracisë. Shtetet e Bashkuara besojnë në një demokraci konkuruese dhe aktive. Partitë politike mund të kritikojnë lehtësisht situatën dhe në mediat të ketë të njëjtin akses . Ky ishte gabim nga ana e Blinkenit sepse SHBA e humbi mundësinë në vizitën në Tiranë për të takuar të gjitha palët, jo vetëm zot", tha Joseph.

antony blinken edward joseph

Sondazh

Poll